11:03 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrënuan një shtëpi të vjetër që mbrohej me ligj, ngritët kallëzim penal ndaj dy personave

Policia Rajonale e Prizrenit ka dorëzuar dje në Prokurori kallëzim penal ndaj dy personave të cilët dyshohen se kanë rrënuar një shtëpi e cila mbrohej si monument.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtëpinë e familjes Myftiu, për të cilën kishte reaguar edhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Ja njoftimi i policisë:

Dje, Policia e Prizrenit e ka deponuar në prokurori kallëzimin penal kundër të dyshuarve A. M. dhe F. G. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale ”Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” nga neni 363, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Ky rast ka të bëj me rrënimin e shtëpisë së familjes Myftiu e cila gjendej në zonën e mbrojtur historike. Në lidhje me këtë, me datën 18 dhjetor 2017 pati reaguar  edhe  Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”. /Indeksonline/