14:21 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Gjendet pa shenja jete një 56- vjeçar në Fushë-Kosovë

Është gjetur pa shenja jete një 56-vjeçar në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë me dije se viktima është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë- Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete”, tha ai.

Po ashtu Borovci ka njoftuar se aktualisht policia po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.