10:04 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rrëzohet aeroplani në Meksikë, 85 të lënduar (Video)

Një aeroplan është rrëzuar në kryeqytetin e shtetit të Meksikës, në Durango, ku guvernatori i shtetit konfirmoi se askush nuk ka vdekur.

Guvernatori JoséAispuro shkroi në Twitter se nuk kishte të vdekur në mesin e 101 personave në bord, megjithëse rreth 85 të tjerë u plagosën ku dy janë në gjendje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Avioni Aeroméxico AM2431 po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i GuadalupeVictoria në MexicoCity.

Aeroplani u rrëzua afër aeroportit vetëm disa momente pas ngritjes, ndërsa autoritetet bënë të ditur se nga 97 pasagjerë, 37 prej tyre u shtruan në spital.

Emrat dhe kombësitë e atyre që ishin në bord nuk dihen ende./Indeksonline/