19:35 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rripi i parë i fitnesit për fëmijë nga Fitbit tashmë është në dispozicion për blerje

Është ende e paqartë nëse fëmijët me të vërtetë kanë nevojë për gjurmuesit e fitnesit për të qëndruar aktivë, por kjo nuk po e ndalon aspak Fitbit.
 Krijimi i parë i kompanisë, gjurmuesi i fitnesit të fëmijëve, Fitbit Ace, ka ardhur për verën, dhe tani është në shitje. Rripi u njoftua më herët gjatë këtij viti gjatë lançimit të orës së zgjuar Versa nga Fitbit.

Pamja e tij, në thelb, është një Fitbit Alta e rimodeluar, një gjurmues fitnesi që është në shitje që nga viti 2016.

 Gjurmuesi 100 $ mund të masë hapat, kaloritë e parashikuara, gjumin dhe do të programohet për objektivat në palestër, të orientuara  për fëmijë : 60 minuta aktive në ditë dhe 9-12 orë gjumë.

Gjurmuesi nuk mat normën e zemrës, nuk është i papërshkueshëm nga uji dhe zgjat rreth pesë ditë me bateri.

Ai ka para-instaluar sensorët e pamjes dhe mund të marrë njoftime themelore në ekranin e tij për fëmijët që kanë telefona.

Ky rrip është parashikuar të përdoret për fëmijët e moshave tetë vjeç e lart. Gjurmuesit e fitnesit për këtë grupmoshë nuk janë diçka e re: rivali i Fitbit, Garmin i ka ofruar ato për vite me rradhë.