19:33 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Sami Lushtaku, ende kryetar i Skënderajt (Video)

Emri i Sami Lushtakut do të mbetet gjithnjë në kokën e banorëve të Drenicës si kryetar i Skenderajt.

Edhe pse Lushtaku nuk është më kryetar i kësaj komune njerëzit ende mendojnë se ai është aty pavarësisht se që nga tetori kryetar në Skënderaj është Bekim Jashari.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në Prishtinë.

Në akademinë përkujtimore që u mbajt me rastin e 19 vjetorit të rënies së Rasim Kiqinës dhe Ragip Halilajt, emri i Sami Lushtakut u përmend pavarësisht se ai nuk ndodhej në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Fejzi Kiqina, anëtar i familjes Kiqina kur përshëndeti të pranishmit e përshëndeti edhe “Sami Lushtakun”.

Kiqina pastaj e kuptoi gabimin që bëri, duke kërkuar falje.