17:51 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Serbia nuk u tërhoq nga dialogu vetëm shkaku i Ivanoviqit, kishte edhe një arsye tjetër

Sot në media u raportua se pala serbe u kthye në Beograd menjëherë pas marrjes së lajmit për vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviq.

Kështu, takimi i sotëm i paralajmëruar mes delegacionit kosovar dhe atij serb u shty për një kohë të pacaktuar akoma, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, burime të “The Guardian” brenda Qeverisë së Serbisë kanë treguar edhe një arsye që e ka shtyrë delegacionin e saj të tërhiqet nga takimi i sontëm.

Sipas këtyre burimeve, deklaratat e fundit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë bërë që Serbia të tërhiqet nga dialogu.

Bëhet fjalë për paralajmërimin e Veselit, i cili ditë më parë tha se “nesë Serbia i kthehet sërish Kosovës, nuk ndalemi deri në Nish”, transmeton Indeksonline.

Kjo deklaratë e Veselit ka nervozuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic i cili sot në një konferencë për media e ka quajtur Veselin “Zot të Kosovës”, duke thënë se politikani nga Kosova mund të shkoj në Nish vetëm si turist.

“Është çmenduri të negoiciosh në këtë pikë, kur ka kërcënime çdo ditë në Kosovë. Veseli ka thënë se shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish dhe ne e kemi kuptuar mirë këto kërcënime, si dhe heshtjen e atyre që është dashur të reagojnë në sekond. Mesazhi ynë për Veselin është se ai nuk do të vijë deri në Nish dhe këtë qytet ai mund ta vizitojë vetëm si turist”, ka thënë Vuçiq. /Indeksonline/