Serbja nga Novobërda sulmohet nga shqiptari
Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në fshatin Koretishtë të Novobërdës është sulmuar nga një mashkull.
“Me 03.01.2018 viktima femër myslimane shtetase e Serbisë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/