12:36 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Shëroni fytin e acaruar me produktet që keni në shtëpi

Ilaçet jo gjithmonë janë zgjidhje, sidomos për disa probleme të cilat mund të eliminohen lehtë me produkte shtëpiake. Një prej tyre është edhe hudhra, e njohur si një antibakterial i fuqishëm. Falë hudhrës dhe disa produkteve të tjera, mund të shëroni fytin e acaruar, inflamacionin dhe ftohjen.

Receta:

– 3 dl ujë,
– 3 thelpinj hudhre,
– një qese çaj mente apo disa fletë të freskëta mente,
– mjaltë,
– limon.

Përgatitja:

Shtypni hudhrën dhe hidheni në filxhan ku të qëndrojë 10 minuta, në mënyrë që të gjitha materiet e shëndetshme të saj të aktivizohen.
Hidhni ujin në zjarr që të vlojë.
Në filxhan me hudhër hidhni qesen e çajit (ose fletët e freskëta të mentës) dhe të gjithave shtoini ujin e vluar dhe lini të qëndrojnë 5 minuta.
Kullojeni çajin, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe pak limon. Pini çajin derisa është ende i ngrohtë.