23:53 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shfrytëzonte Android-in, Google gjobitet 4,5 miliardë euro

Google është gjobitur me një shumë rekord prej 4,34 miliardë eurosh.

Komisioni Evropian ka thënë se kompania ka shfrytëzuar sistemin operativ Android për të forcuar dominimin e saj në kërkimet në internet.

Firmës i është dhënë 90 ditë për të ndryshuar praktikat e saj të biznesit ose për të përballuar dënime të mëtejshme deri në 5% të qarkullimit të përditshëm global të saj ditor.

“Gjoba e pashembullt e imponuar nga Evropa dërgon një mesazh të qartë se Google dhe kompanitë e tjera të teknologjisë nuk mund të vazhdojnë të abuzojnë me ligjin ndërkombëtar të konkurrencës,” tha Blumenthal, një anëtar i nënkomitetit të Gjykatës së Senatit për antitrustin, politikën e konkurrencës dhe të drejtat e konsumatorit. /IndeksOnline/