14:04 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët prodhojnë struktura të ngjashme me embrionin

Shkencëtarët holandezë në ambiente laboratorike me qelizën bërthamore të miut kanë prodhuar struktura të ngjashme me embrionin, pa përdorur spermë apo vezore.

Embrionet e përfituara nga bërthama qelizore në laborator do të përdoren për të kontribuar në kuptimin e aborteve që ndodhin në fazat e para të shtatzënisë, e jo për klonimin e njerëzve apo të kafshëve.

Nicolas Rivron nga institutet MERLN dhe Hubrecht në Utrecht, i cili po ashtu është udhëheqësi i ekipit hulumtues, tha se me këtë hulumtim do të ndriçohen të panjohurat në shtatzëninë e hershme.

Ai tha se embrionet kanë të gjitha llojet e qelizave të nevojshme për një organizëm. Sipas tij, ky studim do të ndihmojë për të dhënë më shumë informacione në lidhje me fertilitetin dhe abortimet në shtatzëninë e hershme.

Ndryshe, studimi do të mundësojë testimin e teknikave dhe ilaçeve të reja për infertilitet.