14:33 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkodra takon Talat Xhaferin e Agim Nuhiun në Maqedoni (Foto)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra ka qëndruar për një vizitë në Maqedoni.

Atje, Shkodra ka takuar kryetarin e Kuvendit maqedon, Talat Xhaferin me të cilën ka bërë të ditur se kanë diskutuar për raportet mes të dyja shteteve dhe për integrimet evropiane, shkruan Indeksonline.

“Sot,me bashkëpuntorë vizitova Republikën e Maqedonisë, takova kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë z.Talat Xhaferi. Biseduam për raportet mes të dyja shteteve si dhe në përpjekjet që po bën Republika e Kosovës dhe Maqedonisë në agjendën e integrimeve evropiane.Po ashtu takova edhe zv.ministrin e Punëve të Maqedonisë Agim Nuhiu,në këtë takim diskutuam për raportet mes dy vendeve në veçanti në fushën e sigurisë me theks të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.Bashkëbieduam për bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dyja vendeve dhe thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Shkodra./Indeksonline/