Shqipëria po zvogëlohet, toka në bregdet po zhduket nga erozioni
Bregdeti i Semanit në Fier, por edhe zona të tëra në Durrës, Kavajë, Divjakë, Pashaliman e deri në Patok, Kune Vain, Shëngjin e më tej në veri të vendit janë në një gjendje alarmante.
Të dhënat zyrtare janë alarmante, sepse nga 427 kilometra vijë bregdetare thuajse 154 kilometra janë prekur nga erozioni apo janë në rrezik të tijin.
“Këtu ka qenë larg shumë, por vit pas viti erozioni ka gërryer, sivjet ka ngrënë prapë më shumë”, thotë Izmir Merrnica.
“Po nuk pati mbrojtje nga deti këtu çdo vit këtë punë ka, çdo vit do hyjë”, thotë Besnik Hasa.
“Aty faktikisht në qoftë se nuk merren masa në pjesën e sipërme të Kunes, brezi i dunave ranore rripi, është zvogëluar aq shumë sa në një të ardhme shumë të afërt ka rrezik të mos ekzistojë më”, shprehet Eglantina Demiraj Bruçi.
Çfarë do të ndodhë nëse nuk ndërhyhet me ndërtimet masive në plazhin e Durrësit, Shëngjinit , Kavajës e mjaft zonave të tjera? Cilat janë pjesët me problematike dhe masat që duhen marrë? Sot në mbrëmje në 20:10 në ciklin e dokumentarëve “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, do të trajtohet kjo temë delikate që prek thuajse të gjithë hapësirat e banuara në buzë apo në afërsi të detit Adriatik.