16:11 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

S’ka kuorum për rezolutën që bashkon doganat shqiptare

Pas një debati jo shumë të gjatë për rezolutën e propozuar për unifikimin e Doganës së Kosovës dhe Shqipërisë, nuk pati kuorum për ta votuar.

Mirëpo, kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti tha se kjo rezolutë do të hedhet në votim pasi jenë të pranishëm edhe deputet të tjerë.

Tani,  legjislativi po diskuton debatin për rininë, i propozuar nga deputeti Fidan Rekaliu./Indeksonline/