23:34 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Statistikat e dy basketbollistëve më të mirë në ndeshjen, Prishtina – Groningen

Prishtina ka regjistruar një fitore të jashtëzakonshme sonte në kuadër të Basketboll Champions League.

Skuadra nga kryeqyteti ka arritur ta mposhtë Donar Groningen me rezultat, 84-64 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Dhe basketbollisti më i mirë sonte në parket padyshim ishte alo-qendra amerikane, Antonio Davis, shkruan IndeksOnline.

Davis shënoi 25 pikë, bëri 1 asistim, kishte 1 vjedhje të topit dhe bëri 2 bllokime.

Ndërkaq, basketbollisti më i mirë në parket për skuadrën holandeze ishte Shane Hammink.

Në krahasim me Davis, reprezentuesi holandez shënoi 11 pikë, bëri 2 asistime, nuk kishte asnjë vjedhje dhe nuk bëri asnjë bllokim./IndeksOnline/