14:34 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Sulmon  me thikë infermierin, pasi nuk i dha barna pa përshkrimin e mjekut (Video)

Ky është momenti tronditës kur një infermier është goditur në mënyrë të përsëritur në krah nga një klientë.

Rolando Mina, 29 vjeç i cili punon në një spital në Arabinë Saudite, kishte refuzuar të shërbente me ilaçe një pacientë i cili nuk kishte recetë të doktorit.

Në pamje shihet se i dyshuari 23 vjeçar afrohet në tavolinën e infermiereve dhe e sulmon me thikë Rolandon duke e goditur atë.

I frikësuar, Rolando mundohet të bllokoj thikën përderisa ai vazhdon të sulmojë dhe duke e zhytur njëherë thikën në krahun e djathtë.

“Isha i tronditur. Mendova se vetëm po më sulmonte, kur më vonë e pashë që ai më kishte goditur me thikë vetëm pasi e pash gjakun duke me dal. Falënderojë kolegët e mi që nxituan për të më dal në ndihmë”, ka thënë ai./Indeksonline/