18:33 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / AR

300 protestues pro Gazës arrestohen në New York

Mbështetësit e Izraelit sulmuan një kamp proteste pro-palestinez në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos të mërkurën, derisa kryebashkiaku i New York  tha se një protestë pro-palestineze në Universitetin “Columbia”, e ndaluar nga policia, ishte udhëhequr nga të huajt.

Pamjet e dëshmitarëve nga UCLA, të verifikuara nga Reuters, treguan njerëz që mbanin shkopinj ose shtylla për të goditur me çekiç në dërrasat e drurit, duke u përdorur si barrikada të improvizuara për të mbrojtur protestuesit pro-palestinezë përpara se policia të vendosej në kampus.

Në anën tjetër të vendit, policia e New York arrestoi protestues pro-palestinezë të ngujuar në një ndërtesë në Universitetin “Columbia” dhe hoqi një kamp proteste të martën mbrëma.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha se rreth 300 njerëz ishin arrestuar.

Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit nga Rripi i Gazës dhe ofensiva izraelite që pasoi në enklavën palestineze, kanë shkaktuar shpërthimin më të madh të aktivizmit studentor të SHBA-së që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020, shkrua Reuters.