21:26 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tayna e mbuluar me “500-she” flet për “dissa”

Hip-Hop artistja, Tayna është duke marrë vëmendje të madhe përkundër që është e re në estradën shqiptare. Ajo doli në skenë gjatë sezones verore dhe vetëm me tre këngë ka arritur të bëjë bujë të madhe, shkruan Indeksonline.

Nga publiku shpesh është aluduar se në tekstet e saj ka thumbime për kolege të saj. Deri më tani ajo nuk ka thënë asgjë rreth kësaj. Në postimin e saj të fundit ajo ka sqaruar punën e teksteve të saj.

“Asnjona prej 3 kongve deri tash nuk o’ kon diss personal hala . Gjithçka o’ kon e pergjithsuar edhe KOIQIDENCË. Kto i ka Hip-Hopi..” ka thënë Tayna në postimin e saj.

Postimi ja kishte bashkangjitur një foto të saj, ku shihej e veshur me një fustan interesant që ishte I dizajnuar me fotografi të “500 euro”.

Tayna së fundmi publikoj këngën “Fake” që brenda pak kohe arriti të dëgjohet dhe të marrë mbi një milion klikime./Indeksonline/