20:08 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Tekstet e klasës së tretë fillore në Kosovë ku jepen shembuj joadekuate

Në tekstet shkollore, me të cilat mësohet në shkollat brenda sistemit të arsimit në Kosovë, vërehen edhe shembuj të ashtëquajtur më të vrazhdë për moshën e fëmijëve.

Libri “Leximi” i klasës së tretë të nivelit fillor ka raste që të bën të mendosh nëse libri është i dedikuar për nxënës të arsimit të mesëm, e jo ata të nivelit të ulët fillor.

“Mësuesit i rrihnin me egërsi fëmijët. Mësuesit i dënonin vetëm ata që nuk i mësonin mësimet” shkruan ndër të tjera në një tregim të librit “Leximi” për nxënësat e klasës së tretë.

“Nëna e qet Nolin në thes e niset për në shkollë” është një nga tregimet tjera që mund t’ë nxisë agresivitet tek 8 vjeçarët.

Një shembull tjetër tregon se si Mikeli i vogël e nget biçikletën pa duarl gjersa mbanë duart në bel.

Mikeli në këtë tregim e provon edhe ngasjen e biçikletës me dy rrota me të cilin tregim autori dëshiron të tregoi siç thotë “dreqnitë” e tija.

Ka raste kur ka bazë edhe të diskriminimit gjinor pasi që krahason gjininë femrore me gjësende materiale.

Kritika të ngjashme ka patur edhe në librat e tjerë të nivelit fillor për të cilat Ministria kishte thënë se i janë përshtatur kritereve dhe kurrikulave shkollorë./Indeksonline/