20:09 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Telashe në PDK-në e Podujevës, kryetarja e Rinisë detyrohet të tërhiqet nga posti!

Floretë Zejnullahu, e zgjedhur ditë më parë kryetare e Rinisë së PDK-së në qytetin e Podujevës, është tërhequr nga ky post.

Indeksonline mëson se veprimi i saj erdhi pas presioneve të dy zyrtarëve të lartë të PDK-së në këtë komunë, Naim Fetahu dhe Muhamet Latifi, të cilët në zgjedhjet e përgjithshme s’kishin arritur të merrnin vota për tu bërë deputetë në Kuvendin e Republikës.

Poashtu, edhe anëtarët e tjerë të këtij subjekti, Ismet Avdullahu dhe Hakif Mehmeti shprehën haptas kundërshtime ndaj Zejnullahut, e cila përkundër bashkëvendësve kishte përkrahje të fuqishme nga qendra kryesore e PDK-së.

Vlen të theksohet se në vendin e Floretës tani e ka zënë Alban Durmishi.

“Ju njoftojmë se Këshilli Drejtues i RDK-së, Dega Podujevë, pas mbledhjes dhe votimit, unanimisht ka vendosur që Durmishi të jetë kryetar”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/

Kjo është fituesja e zgjedhjeve të PDK-së në Podujevë