09:43 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / V R

Kufizimet e mundshme, Komiteti për menaxhimin e Covid-19 mblidhet sot në ora 11:00

Vetëm dje janë shënuar 418 raste të reja me koronavirus në vend.

Rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të paralajmëroj për mundësin e masave të reja.

Siç ka njoftuar sot ky dikaster i drejtuar nga Armend Zemaj, në orën 11:00 do të mblidhet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës pandemike, ku do të shqyrtohen kufizimet eventuale që mund të merren. “Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 mban sot takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona”, thuhet në njoftim.

Masa pritet të merren për Prishtinën në veçanti pasi numri më i madh i personave të infektuar është pikërisht në kryeqytet.