21:55 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Anglezët arrijnë të shohin meteorin me sy, përderisa lëvizte në qiell (Video)

Një objekt i zjarrtë është parë në qiellin e hapur në këtë fundjavë.

Dhjetëra njerëz që kishin parë këtë, njoftuan për meteorin që kanë parë mbi Uells të Anglisë dhe Francën Veriore pak pas mesnatës së të shtunës, transmeton Indeksonline.

Madje, disa thanë se kanë dëgjuar edhe zhurmë për rreth 2-3 minuta, përderisa objekti ishte duke lëvizur nëpër qiell.

Ekspertë te cilësuan këtë si një meteor i cili shkakton një blic më të ndritshëm se hëna./Indeksonline/