09:18 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Bitcion bie në vlerë të madhe, Ethereum “mosvet” krejt

Një mëngjes aspak i këndshëm për ata që presin fitime nga kriptovalutat. Gjatë natës, një bitcoin humbi pothuajse 15 për qind në vlerë.

Situata është edhe më e keqe për kriptocoinën e dytë më të madhe, Ethereum. Çmimi i saj humbi më shumë se 20 për qind në vlerë.

Rënie ka edhe monedha tjetër e njohur, Dogecoin pasi që ka ka humbur 31 për qind në vlerë në 24 orët e fundit, shkruan Indeksonline.

Analistët e shpjeguan rënien e monedhave me pasigurinë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kufizimet e ashpra të koronës në Kinë dhe rritja e normave të interesit në SHBA.

Edhe kriptovalutat e tjera kanë rënë në favor të investitorëve.

Vëllimi i përgjithshëm i monedhave dixhitale ka rënë nga 3 trilion dollarë në pak më shumë se 15 trilion dollarë, sipas sajtit Coingecko, i cili monitoron më shumë se 13,000 monedha dixhitale./Indeksonline/