21:01 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / OSH

Ekonomiku e Juridiku s’e lëshojnë bajrakun

Pas disa ditësh pritet që të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinjë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Përafërsisht, numri i të pranuarave do të jetë i ngjashëm me të viteve të kaluara, ku prijnë ekonomiku e juridiku.

Në lidhje me përcaktimin e numrave, sipas drejtorit të Institutit EDGuard, Rinor Qehaja, mungon një strategji. Sipas tij numri i madh i profileve ka korrelacion me numrin e stafit në këtë institucion, derisa ndryshimi eventual mund të crregullonte përmbrenda.

Vazhdimisht UP është kritikuar se nuk përshtatë profilet me tregun e punës, mirëpo në Rektorat, thonë se një gjë e tillë merret parasysh, duke qenë se këto analiza janë bërë nga njësitet akademike, përkatësisht fakultetet që i implementojnë këto programe, e të cilat para se të dërgohen për akreditim si standard vlerësohet edhe kërkesa e tregut të punës.

Në Agjencinë e Punësimit, i treguan televizionit se nevojat në treg janë të fokusuara kah teknologjia, përkatësisht kërkohen programerët, dizajnerët, zhvilluesit e web-it e njohësit e kibernetikës.Në afatin e ri për pranim në UP, nëse aprovohet kërkesa nga MASHT si e tillë, do pranohen mbi 6 mijë studentë, teksa risi është akreditimi i programit për energjetikë, e shtimi i numrit të studentëve në Mjekësi të Përgjithshme./klankosova