14:12 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / B O

“Humanistë që po vdesin për bukë Afrikën”, Erdogani ironizon Perëndimin

Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, ka sulmuar sërish Perëndimin, këtë herë për varfërinë që ka gjunjëzuar Afrikën.

Erdogani njoftoi sot marrëveshjen me presidentin rus, Vladimir Putin, për të dërguar në vendet e varfëra të Afrikës grurë dhe pleh falas.

“Putini më tha, le të dërgojmë drithëra në vendet që e kanë nevojë”, tha Erdogani. Njëkohësisht presidenti turk akuzoi Perëndimin për dyfytyrësi, nga njëra anë jep leksione humanizmi dhe nga ana tjetër injoron urinë që po gjunjëzon Afrikën.

“Ne shohim një mentalitet që e përcakton Evropën si një kopsht dhe pjesën tjetër të botës si bar të egër. Ne e dimë rrugën e vështirë sesi kjo pikëpamje e shtrembëruar që ndan njerëzit në bazë të gjuhës, ngjyrës së lëkurës dhe vendit të tyre e ka çuar botën tonë drejt shkatërrimit,” tha Erdogan