14:35 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Policia has në një trup të pajetë në parkun e qytetit

Është gjetur i vdekur në park, në lagjen “Taukbashqe”, në Prishtinë një person.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline-n, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e “Taukbashqes” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjentë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull ishte pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.