10:45 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

I ngordhin bagëtitë në fushë, shkak një kabllo e këputur elektrike

Një person ka informuar policinë në Kamenicë se përderisa ishte duke kullotur bagëtitë, nga shtylla elektrike është këputur një kabllo e rrymës elektrike dhe si pasojë të gjitha bagëtitë i kanë ngordhur.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./IndeksOnline/