14:27 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pengesat e dështuara në rrugë, Komuna e Malishevës: Ende s’kanë përfunduar punimet

Komuna e Malishevës ka investuar mbi gjashtë mijë euro për të vendosur katër pengesa në qytet, shkruan Indeksonline.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dyshohet se këto pengesa janë punuar në mënyrë jo të duhur ku shihet se puna e kompanisë është e tmerrshme.

Në një përgjigje për Indeksonlinen, nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se kompania “Burimi” është fituese e këtij tenderi.

Ndërsa, në përgjigje thuhet se “kompania ende nuk i ka përfunduar punimet dhe ajo pengesë që shihet në video, ka qenë e papërfunduar”.

“Tenderi për vendosjen e pengesave në rrugë, ka kushtuar 6384 euro, ndërsa operator është kompania “Burimi”.

Në këtë çmim, përfshihet vendosja e katër pengesave në rrugët e qytetit të Malishevës dhe shenjëzimi i tyre.

Sa i përket videos e cila ka qarkulluar në rrjete sociale, ju informoj se kompania ende nuk i ka përfunduar punimet dhe ajo pengesë që shihet në video, ka qenë e papërfunduar”, thuhet në përgjigje.

Ata bënë të ditur për Indeksonline se vendosja e katër pengesave ka përfunduar dhe në vazhdim do të bëhet edhe shenjëzimi i tyre./Indeksonline/