23:10 / E Martë, 27 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Plagosi me armë dy persona në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton se në Vushtrri është arrestuar i dyshuari që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovar.

“Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.Me vendim të prokurorit, të dyshuarit 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.