19:25 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / S Z

Rëndësia e vaksinimit të rregullt të fëmijëve !

Kudo në botë që nga lindja fëmijët vaksinohen, kjo bëhet në mënyrë që të mbrohen nga sëmundjet që në të kaluarën kanë lënë pasoja të mëdha apo kanë marrë jetë njerëzish.


 *Vaksinat e nxitin reagimin e trupit pa e shkaktuar sëmundjen.

 *Ato përmbajnë forma të dobësuara të mikrobeve që aktivizojnë sistemin imunitar të trupit për të prodhuar natyrshëm antitrupa që do të luftojnë sëmundjen. 


 *Shumë herë prindërit pyeten nëse ka mundësi të shtyhet marrja e vaksinave, dhe nga aspekti profesional mjeku e lejon këtë gjë vetëm nëse fëmija ka ndonjë gjendje semundje e cila kërkon fillimisht trajtimin e saj. 


 *Frika nga temperatura dhe reagimi i vaksinave është normale por në kontakt me mjekun ju do merrni informatat e duhura për të menaxhuar situatën.

 *Se vaksinimi ka rëndësi jetike e tregon edhe fakti se për sëmundjen e fruthit imuniteti kolektiv zhvillohet kur shumica, rreth 95% e komunitetit janë të vaksinuar. 

 *Prandaj, mjekët sugjerojnë marrjen e vaksinave dhe mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e rënda.

SPITALI “FATI IM “, ATY KU MREKULLIA FILLON! 

 045322250  048322250  038600505