17:03 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Shpalosen dëshmitë e para të sistemit nëntokësor të ujit në planetin e kuq

Shkencëtarët kanë zbuluar dëshminë e parë gjeologjike të një sistemi të ndërlidhur të rezervuarëve të ujit thellë nën sipërfaqen e Marsit.


Dhe, një pjesë e vogël e këtyre liqeneve nëntokësore mendohet të kenë minerale që luajnë një rol kyç në ekzistencën e jetës, transmeton indeksonline.


Derisa kërkimet e mëparshme kanë parashikuar praninë e një sistemi të ujërave nëntokësore, një studim i ri mbi të dhënat nga sateliti Mars Express ka zbuluar shtrirjen e tij bazuar në karakteristikat në fund të kratereve të thella që ekspertët thonë se mund të ishin krijuar vetëm nga uji.


Një studim i ri mbi të dhënat nga sateliti Mars Express ka zbuluar tani shtrirjen e një sistemi antik të ujërave nëntokësore në planetin e kuq.

Studiuesit gjetën karakteristika që tregojnë praninë e ujit të kaluar në thellësi prej 4.000-4.500m, duke përfshirë: Lugina të gdhendura nga ujërat nëntokësore, minerale të lidhura me shfaqjen e jetës: argjila, karbonate dhe silikat e të tjera.


“Marsi ishte një botë ujore, por me ndryshimin e klimës së planetit, uji u tërhoq poshtë sipërfaqes për të formuar pishina dhe ‘ujëra nëntokësore’” , tha autori kryesor Francesco Salese nga Universiteti i Utrehtit, në Holandë.


Në studimin e botuar në “Journal of Geophysical Research: Planets”, studiuesit hulumtuan 24 kratere të thella, të mbyllura në hemisferën veriore të Marsit.


Sipas studiuesve, nivelet e treguara nga tiparet e kraterit përputhen me parashikimet për brigjet e një oqeani që mendohet të ketë ekzistuar 4 miliardë vite më parë.