17:26 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Terr total në Fakultetin Filologjik në UP (Foto)

Sot në disa pjesë të Prishtinës po ka probleme me energji elektrike.

Kështu, pa rrymë ka mbetur edhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, konkretisht Fakultetit Filologjik, FSHMN dhe ai Filozofik.

Disa studentë të Fakultetit Filologjik kanë treguar për Indeksonline se mungesa e rrymës po ua pamundëson atyre mbatjen e ligjëratave dhe të ushtrimeve.

Sipas tyre, ata janë të detyruar të mbajnë ligjëratat dhe ushtrimet deri në orën 20:00 edhe pse janë në terr./Indeksonline/