13:09 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin: Të dielën jemi në Bruksel (Video)

Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar takimin me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet të dielën në Bruksel.

Ai ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën nga Federica Mogherini dhe se tashmë ia kanë konfirmuar asaj pjesëmarrjen e ekipit nga Kosova.

“Kemi pranuar ftesën si president i vendit nga zonja Mogherini për të vazhduar dialogun në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë për të shikuar mundësitë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani por edhe për të shikuar arritjen përfundimtare të Kosovës me Serbinë. Kemi konfirmuar pjesëmarrjen, ekipet tona do të takohen në ditët e ardhshme, takimi mes presidentëve do të ndodhë të dielën. Do të kemi kontakte të vazhdueshme me gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë që të kemi koordinim më të mirë”, raporton Indeksonline.