13:21 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trump-Putinit: Bota dëshiron të na shohë mirë së bashku, jemi dy fuqitë e mëdha bërthamore

(I plotësuar)-Lexoni se çfarë tha presidenti amerikan, Donald Trump në takimin me presidentin rus, Vladimir Putin:

Para se gjithash z.President, do të doja t’ju përgëzoj për Kupën e Botës. Një nga organizimet më të mira ndonjëherë, nga ajo çfarë gjithkush ka thënë për kipin tuaj.

Kam shikuar mjaft pasi edhe në Shtetet e Bashkuara ne e quajmë futboll. Kam parë gjysmëfinalet dhe finalen, ishin me të vërtetë ndeshje spektakolare, pra ishte shumë bukur kështu që urime për këtë.

Më e rëndësishmja, ne kemi shumë gjëra të mira për të folur…kemi diskutime për gjithçka, nga tregtia, ushtria deri te raketat bërthamore në Kinë.Do të flasim pra edhe për Kinën, mikun tonë të përbashkët, shkruan TheGuardian, transmeton Indeksonline.

Unë mendoj se ne kemi mundësi të mira së bashku si dy vende që nuk kemi qenë mjaft mirë viteve të fundit. Unë kam qenë këtu jo për shumë kohë, por për afro dy vite mendoj se do të përfundojmë në një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Unë kam thënë dhe besoj se ju keni dëgjuar se duke qenë bashkë me Rusinë, është një gjë e mirë pra nuk është gjë e keqe.

Unë me të vërtetë mendoj se bota dëshiron të na shohë mirë së bashku. Ne jemi dy fuqitë e mëdha bërthamore. Ne kemi 90% të bërthamës-dhe kjo është gjë e mirë, jo gjë e keqe. Mendoj se ne mund të bëjmë diçka edhe rreth kësaj.

Dhe më së shumti atë që bota mezi pret, pra diskutimin tonë personal që mendoj se fillon tani dhe pastaj do të takohemi me gjithë ekipin tonë. Ju keni mjaft përfaqësues dhe ne kemi shumë pyetje dhe me shpresë se do të marrim shumë përgjigje. Është mirë të jesh këtu. Faleminderit të gjithëve.

Sipas Gurdian, temat të cilat Trump nuk i vuri fare në diskutim dhe nuk i përmendi fare ishin ndërhyrja ruse në zgjedhjet e ShBA-së, Sirinë, Korenë e Veriut, NATO dhe Ukrainën./Indeksonline/

………………………………………………………….

Takimi Trump-Putin, dyshja e tensionuar (Foto)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka arritur në Helsinki të Finlandës ku edhe është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas medieve të huaja takimi ka nisur me një shtrëngim duarsh që zgjati rreth tre sekonda, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash është thënë se dyshja janë parë mjaft të tensionuar dhe që asnjëri prej tyre nuk ka buzëqeshur shumë./Indeksonline/