20:09 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Twitter ka nisur largimin e verifikimit për disa nga përdoruesit e këtij rrjeti

Kompania njoftoi se do të heqë verifikimin për disa llogari që mbeten jashtë rregullave.

“Cicërima” përfshin përmbajtjet me urrejtje dhe ngacmime, përfshirë dhunën ose sjelljet e rrezikshme, ose që shkelin rregullat e Twitterit, të cilat mund të çojnë deri te mbyllja e llogarisë.

Deri tash, Twitter  ka hequr verifikimin për disa përdorues prominentë.

Javën e kaluar kompania hoqi verifikimin për shkak të “konfuzionit” mbi politikat e saja.

Disa përdorues kritikuan Twitter për vendimin që të mos heqë verifikimin për disa përdorues nga platforma për “cicërima” me përmbajtje shqetësuese.

Është e paqartë arsyeja pse disa përdorues të Twitterit humbin verifikimin e tyre, derisa verifikimi për disa të tjerë është hequr komplet nga faqja e Twitter.

Twitter nuk ka dashur të komentojë lidhur me problemin,