23:25 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Ua mbyllën gojën shqiptarët, tash serbët merren me referin gjerman (Foto)

Mediat serbe vazhdojnë të jenë qesharake në analizat e tyre. Ato po shkruajnë se gjyqtari gjerman, Felxi Brych ishte tërë kohën në anën e Zvicrës.

Poashtu, mediat serbe e akuzojnë atë për kartonët e verdhë që sipas tyre ishin të paqenë.

Shakatë serbe shkojnë aq larg sa që thonë tani se gjyqtari nuk duhej të ishte evropian në përballjen mes dy shteteve nga Evropa.

Madje serbët pretendopjnë se ekzistoi një penallti ndaj Mitrovic të cilin Brych nuk e akordoi.

Komentet qesharake serbe thonë se Brych ndjente kënaqësi në fytyrë kur Zvicra në dy raste shënoi gol./Indeksonline/

Temat: