21:18 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Uber suspendon shoferin, voziste klientët teksa shikonte futboll (Video)

Ky është një moment shokues kur një shofer i Uber është kapur duke shikuar TV gjatë kohës që voziste dhe kishte pasagjerë në veturën e tij.

Duncan MacLeod, 27 vjeç kishte mbetur i shtangur kur gjatë kohës që ishte në një Uber e pa shoferin teksa shikonte ndeshje futbolli në të njëjtën kohë kur edhe voziste nëpër Londër, gjatë ditës së djeshme.

Ai filmoi këtë incident dhe e raportoi atë në polici para se të shpërndante videon nëpër mediat sociale.

Ai tha: “Unë u trondita kur e pash këtë gjë. Por, ai më tha se nuk duhet të shqetësohesha sepse isha krejtësisht i sigurt”.

Pas kësaj akuze, Uber e ka pushuar atë dhe e ka kontaktuar personin në fjalë./Indeksonline/