19:54 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Vajza e ish kandidatit të PDK-së për kryetar komune bëhet zv/Avokate e Popullit [Foto]

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot me votim të fshehtë katër  zëvendës të Avokatit të Popullit.

Për këtë pozitë nga një mandatë  e kanë fituar; Majlinda-Sinani Lulaj, Marija Radujoviç, Mehdi Geci dhe Edona Hajrullahu.

Kjo e fundit mësohet se është vajza e Ismet Hajrullahut, ish- këshilltarit për media në kabinetin e Jakup Krasniqit,  në kohën kur i njëjti ishte kryeparlamentar, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Hajrullahu ishte edhe kandidat për kryetar të komunës Lipjanit nga PDK.

Për votimin e tyre kanë marrë pjesë 95 deputetë me ç’rast ka bërë që të fitojnë një mandate këta 4 zëvendës.

Kurse në raundin e dytë për këtë pozitë të zëvendësit të Avokatit të Popullit, në votim kanë shkuar, Albert Avdiu dhe Naile Ala./Indeksonline/