18:36 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Vaksina efikase që shëron kancerin, së shpejti zëvendëson hemoterapinë

Vaksina, e cila me sukses ka shëruar 97 për qind të tumoreve te minjtë do të testohet në njerëz me nivel të ulët të limfonës kah fundi i këtij viti.

Pacientët, të cilët do të marrin vaksinën e cila përmban dy bare të sigurta, nuk janë të detyruar të marrin hemoterapinë.

Në vend të krijimit të një imuniteti afatgjatë, vaksina vepron duke aktivizuar sistemin imunitar dhe e inkurajon atë për të sulmuar tumorin.

Kjo metodë pritet të jetë efektive në një nivel më të ulët të limfomës që sulmon qelizat e bardha të gjakut dhe në përgjithësi i përgjigjet trajtimit, pasi sistemi imunitar shpesh e zbulon atë, ndryshe nga format e tjera të sëmundjes, siç është kanceri.

Vaksina do të testohet në dy studime, ku përfshihen gjithsej 35 pacientë me limfomë. Çdo pjesëmarrës do të marrë një dozë të ulët të rrezatimit, si dhe dy vaksina gjatë një periudhe prej gjashtë javësh.

Është gjetur se vaksina duket si shumë lloje të kancerit dhe parandalon kthimin e sëmundjes.