23:38 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / k.v

Vdes 24-vjeçari në Mitrovicë, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.

Policia e ka konfirmuar rastin tragjik.

“Një person 24-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese afër sallës së sporteve ‘Minatori’”, tha për Kallxo.com drejtoresha e Policisë Rajonale të Mitrovicës Jugore, Afërdita Mikullovci.

Viktima është pa shenja jete. Policia është në vendin e ngjarjes. Rasti sipas drejtoreshës Mikullovci ka ndodhur rreth orës 23:00.