17:25 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Zbulohet se çfarë shtetësie ka ushtari i KFOR-it që ia tregoi gishtin serbëve në veri!

Forca të shumta të KFOR-it janë stacionuar me mëngjes në veri të Republikës së Kosovës.

Ky veprim erdhi pas paralajmërimeve për eskalim eventual të situatës për shkak të formimi të ushtrisë që vuloset nesër.

Mirëpo, prania e madhe e ushtarëvetë KFOR-it nuk iu pëlqeu aq shumë disa serbëve të Leposaviqit, transmeton Indeksonline

Disa gazetarë dhe qytetarë të këtij komuniteti ofenduan njërin prej ushtarëve të kontingjentit hungarez. Ndërsa, ky i fundit nuk ua la me kaq.

Ai tregoi gishtin e mesëm dheurdhëroi të largohen menjëherë nga ajo pjesë.  /Indeksonline/