09:52 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Veseli, Grabovci e Lushtaku ia thonë këngës në sofër, bashkë me deputetë të PDK-së

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës gjatë ditës së djeshme janë mbledhur në Drenicë. Ata i mblodhi Ferat Shala dhe Sala Berisha-Shala.

Dy anëtarët e PDK-së, dje kanë martuar djalin e tyre të madh, Ermalin.

E sigurisht në këtë festë familjare nuk kishte se si të mungonin deputetët dhe anëtarët e PDK-së.

“Zeri.info” ka publikuar një video nga atmosfera e dasmës.

Në këtë video shihet edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me shumë deputetë e anëtarë të partisë së tij duke kënduar këngë popullore në sofër.

Mësohet së në dasmën e djalit të Ferat e Sala Berisha-Shalës, përveç Kadri Veselit ishin edhe shumë anëtarë e deputetë të tjerë të PDK-së, si Adem Grabovci, Sami Lushtaku, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Bekim Haxhiu, Andin Hoti, Sokol Bashota e shumë të tjerë.