12:15 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje zgjedh sot kryetarin e qendrës në Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot votimin për kryetarin e ri të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.

Votën e tij e ka dhënë edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili ka shkruar në facebook se Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë.

“Vetëvendosje po rritet edhe më shumë dhe po forcohet përditë! I uroj Qendrës së LV-së në Prishtinë dhe i përgëzoj aktivistët dhe Komisionit Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve. Ndërsa kryetarit që do të zgjedhet sot i uroj suksese”, ka shkruar ai.