14:35 / E Enjte, 09 Gusht 2018

Video emocionuese … Infermieret kërcejnë “Kikin” me vajzën me leucemi (Video)

Louse Goulden, 8 vjeçare vuan nga Leukemia. Ajo është e shtrirë në një spital në Manchester, ku punonjëset e spitalit po kujdesen më maksimum për shëndetin dhe disponimin e saj.

Në këtë mënyrë, disa infermiere vendosen t’i bëjnë surprizë pacientës së tyre të vogël, shkruan Indeksonline.

Ato morën inciativë për t’i mësuar kërcimin e këngës “Kiki”, nga Drake e cila tashmë është shndërruar në një hit të vërtetë gjithandej.

Mamaja e Louse vlerësoi shumë infermieret që çdo ditë mundohen ta bëjnë vajzën për të qeshur dhe vendosi ta ndajë videon me të gjithë.

“Është një video frymëzuese dhe ne donim ta ndanim me të tjerët. Punonjësit e spitalit janë shumë të përkushtuar”, ka thënë e ëma e Louse.

Ideja e infermiereve padyshim që i pëlqej shumë 8- vjeçares, gjë e cila e gëzoi pa masë!

Pas kimioterapisë vajza do të kthehet në shtëpi  për tu kthyer në spital në shtator kur do i nënshtrohet një transplanti të palcës së kurrizit./Indeksonline/