09:46 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Drake kur Nurmagomedov u nis drejt turmës për t’u përleshur

Në duelin e sotëm historik të zhvilluar në Las Vegas mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, triumfoi ky i fundit.

Mundësi rus triumfoi në T-Mobile Arena pasi e shtrëngoi në fyt irlandezin, duke e mbrojtur titullin e kampionit në peshat e lehta.

Në anën e McGregor, në sallë ishte edhe reperi i njohur amerika, Drake, transmeton IndeksOnline.

Besohet se pas duelit, Drake dhe anëtarë tjerë të ekipit të McGregor, ofenduan Nurmagomedovin në religjion dhe në familje.

Pas kësaj, Nurmagomedov ”shpërtheu” duke kërcyer nga kafazi në drejtim të turmës.

Dhe tani në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto ku shihet Drake i frikësuar kur Nurmagomedov po vinte në drejtim të tij dhe të tjerëve./IndeksOnline/