11:00 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Viti, e sulmojnë fizikisht dhe i thyejnë xhamat e traktorit

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona, të cilët e kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar kështu lëndime trupore dhe ia kanë dëmtuar xhamat e traktorit.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit i cili më vonë është liruar. Ndërsa dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje 48 orë./Indeksonline/