13:54 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018

Burri i pashpirt hedh nënën para traktorit (Video)

Një burrë i pashpirt ka përdorur nënën e tij si mburojë për ta ndaluar një burrë tjetër që të lëvizte me traktor.

Gruaja e moshuar dhe e dobët tërhiqet nëpër tokë nga i biri, dhe hudhet para traktorit, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro.

Kur ajo zvarritet në përpjekje për t’u larguar nga aty, ajo kapet dhe tërhiqet prapa para traktorit dhe qartësisht vuan derisa hudhet për t’u siguruar që traktori të mos lëviz.

Videoja u bë në Mungla, që gjendet në Perëndim të shtetit të Maharashtras së Indisë, ku burri që tërhoqi zvarrë të ëmën ishte në një konflikt me burrin që po voziste traktorin.