21:03 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vjen një lajm i mirë për luftën ndaj korrupsionit (Foto)

Fondacioni Kosovar i Mijëvjeçarit, entitet i themeluar për implementimin e projekteve në vlerë 49 milionë dollarësh, asistencë nga Qeveria Amerikane, ka publikuar së fundi një ‘tweet’, në të cilën flitet për përmirësimin e vazhdueshëm të Kosovës nga tregtuesit e Kontrollit të Korrupsionit.

“Kosova ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në treguesin e Kontrollit të Korrupsionit viteve të fundit, duke zhbllokuar Programin e Pragut të multimilionëve. Të dhënat e sotme nga anti-korrupsioni tregojnë përparim të mëtejshëm. Duhet të bëhet më shumë dhe programi ynë do të ndihmojë në arritjen e transparencës më të madhe të qeverisë”, thuhet në shkrimin e publikuar në ‘Millennium Foundation’, transmeton Indeksonline.

Postimin në fjalë nuk ka hezituar që ta shpërndajë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Duhet përkujtuar që përpos ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, Kosova duhet të punojë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që të jetë një hap më afër integrimit evropian./Indeksonline/