11:08 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Vodhi një televizor, arrestohet 21 vjeçari nga Vushtrria

Hetuesit policorë në Vushtrri dje kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer një  vjedhje të rëndë para dy ditësh.

Arrestimi i të dyshuarit M.B., 21 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti dy ditë më parë  nga një shtëpi private kishte vjedhur një televizor dhe gjësende tjera.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur televizori i raportuar në rastin në fjalë, ku pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Indeksonline/