22:57 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Vuçiq dhe Gjuriq të shtunën dhe të dielën vizitojnë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë fundjavës do të vizitojnë Republikën e Kosovës.

Burimet e Indeksonline tregojnë se Vuçiq dhe Gjuriq kanë paraqitur kërkesë tek autoritetet kosovare për ta vizituar Kosovën.

Zyrtarët serbë të shtunën do të qëndrojnë në veri ndërsa të dielën do të vizitojnë edhe Graçanicën ku do të takohen me serbët e Kosovës për të diskutuar tema të ndryshme./Indeksonline/