11:38 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Vuçiq kthehet i zhgënjyer nga ShBA-të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq së fundi udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por del të mos jetë i kënaqur nga ky udhëtim.

Ai ka kuptuar që vendet perëndimore nuk duan që në asnjë mënyrë të flasin se kush apo çfarë i takon Kosovës.

“Situata është e vështirë. Serbët duhet të mbahen të fortë, por do të jetë e vështirë. Serbia pret një jetë shumë më të mirë, njerëzit janë duke pritur për rritje të pagave dhe pensioneve, pra na duhet një mënyrë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ka deklaruar se ishte duke pritur për një kuptim më të madh por që sinqerisht nuk është i kënaqur me atë që ka arritur të bisedojë këtyre ditëve në SHBA.

Ai tha se ka kuptuar se bashkëbiseduesit tij në Nju-Jork do të vazhdojnë të respektojnë parimin e ruajtjes së pavarësisë së Kosovës.

“Unë jam i zhgënjyer, ne e kuptuam mesazhin duhet të vazhdojmë tutje. Për të qenë të hapur, kemi biseduar për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës, duke kërkuar që të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, ka shtuar Vuçiq.

Ai vuri në dukje se Perëndimi nuk dëshiron të flasë se kush i takon Kosovës, në asnjë mënyrë por që i mbetet Serbisë të luftojë për atë që i takon.

“Problemi ynë i madh është se nuk do të negociojmë vetëm me shqiptarët por edhe me ata që kanë krijuar një Kosovë të pavarur. Situata është e vështirë dhe do të ketë shumë presion ndaj Serbisë nga anët e ndryshme. Do të vazhdojë si President të mbrojë interesat e vendit por edhe të vendimeve tona për të korrigjuar gjithçka që mundemi”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu komentoi edhe deklarimet se Gjermania do të dalë me një plan të ri për Serbinë dhe Kosovën, duke thënë se janë spekulime dhe se Gjermania nuk mund të dalë me një plan të tillë.

“Serbia është e gatshme për kompromis dhe të flasë në mënyrë që problemi i Kosovës të zgjidhet, por jo e gatshme për poshtërim”, ka vazhduar ai.

Pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, ai tha se shpejtë do të ketë bisedime me OJQ-të më 31 mars si dhe me organizata të tjera kombëtare për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe pas kësaj thotë ai, pasi të marrin gjitha informacionet e nevojshme nga e gjithë bota do të dalin me parimin se Serbia mund ose nuk mund ta pranojë atë./Indeksonline/